Për të mos marrë pjesë në protesta, talebanët mbyllin gratë në bodrumin e bankës
8 Shtator 2021, 12:49Nga DOSJA
AFGANISTAN- Talebanët kanë mbyllur gratë afganë në bodrumin e një banke për të mos i lejuar të protestonin. Dailymail shkruan se gratë në Afganistan kanë dalë në protesta të shumta për të kërkua të drejtat e tyre.
Një video e publikuar nga Dailymail, tregon një turmë grash, të cilat janë të bllokuara në një bodrum të vogël, dhe pa asnjë masë anti-Covid. Videoja e kapur nga një telefon dore është e shkurtër, pasi talebanët u futën në bodrum dhe gratë e ndërprenë videon.
Kreu i lajmeve në Afganistanin Tolo News, Miraqa Popal shpërndau videon në Twitter, duke shkruar se disa dëshmitarë okularë thanë se gratë u mbajtën në Bankën Azizi të Kabulit për t’i parandaluar ato që të bashkoheshin me protestuesit.
Të martën pati një numër protestuesish anti-talebanë në Kabul që kërkonin të drejta për gratë, punën dhe lirinë e lëvizjes. Demonstruesit gjithashtu brohoritën parulla kundër Pakistanit, duke denoncuar ‘ndërhyrjen’ e vendit në punët e brendshme afgane. Pakistani është akuzuar për ofrimin e mbështetjes ajrore për talebanët. Luftëtarët talebanë qëlluan me armë në ajër për të shpërndarë protestuesit dhe raportohet se bënë disa arrestime.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRUKSEL- Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka konfirmuar se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim ndërmjet kryeminist...
GJERMANI– Kancelarja Merkel hapi panairin tregtar të automobilave dhe transportit IAA në Mynih me një vizitë. Gjermania duhet të vazhdojë të jetë një vend...
BRUKSEL- Takimi trepalësh mes delegacionit të Kosovës, atij të Serbisë dhe Miroslav Lajçak ka nisur në Bruksel. Telegrafi shkruan se këtij takimi i parap...
KOSOVË– Kosova refuzon të marrë pjesë në takimin e organizuar nga i dërguari special i BE -së për dialog Miroslav Lajçak, sepse Veljko Odalovic do t...
BOSNJE HERCEGOVINË- Pak minuta më parë është raportuar se një tërmet 4.3 ballë ka goditur Bosnje Hercegovinën.Sipas informacioneve paraprake tërmeti është ...
RUSI- Ministri rus i Emergjencave Yevgeny Zinichev ka humbur jetën gjatë përpjekjes për të shpëtuar jetën e një personi gjatë stërvitjeve stërvitore në qytetin ...
KOSOVË– Ditën e sotme qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rradhës në të cilën ka miratuar 15 projektligje, vendime dhe rregullore të reja.Kryemi...
HAGË- Konferenca përgatitore për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së po mbahet ditën e sotme në Hage. KosovaPress shkruan se në seancën e sotmë avokatë...
FRANCË– Gjyqi më i madh penal i Francës filloi sot në Paris për sulmet terroriste të nëntorit 2015, të cilat vranë 130 njerëz në bare, restorante, nj...