Bota

Tentoi të shpëtonte një kameraman, humb jetën Ministri rus në Arktik

8 Shtator 2021, 11:49 Nga DOSJA
Tentoi të shpëtonte një kameraman, humb jetën Ministri rus

RUSI- Ministri rus i Emergjencave Yevgeny Zinichev ka humbur jetën gjatë përpjekjes për të shpëtuar jetën e një personi gjatë stërvitjeve stërvitore në qytetin Arktik të Norilsk. Aljazeera shkruan se 55-vjeçari, ishte në Arktik për të mbikëqyrur stërvitjet në shkallë të gjerë dhe vizitoi vendin e ndërtimit të një stacioni të ri zjarrfikës në Norilsk.

Kryeredaktorja e lajmeve shtetërore në Rusi, Margarita Simonyan, bëri të ditur sese Zinichev vdiq teksa tentoi të shpëtonte një kameraman i cili rrëshqiti dhe ra në ujë.

“Kishte shumë dëshmitarë, por askush as nuk kishte kohë të kuptonte se çfarë ndodhi pasi Zinichev u hodh në ujë pas burrit që ra,” shkroi Simonyan.

Zinichev kishte drejtuar Ministrinë e Situatave Emergjente që nga viti 2018. Paraardhësi i tij dha dorëheqjen jo shumë kohë pasi një zjarr i madh në një qendër tregtare në Siberi vrau më shumë se 60 njerëz , duke shkaktuar tronditje në të gjithë vendin.

Ai filloi karrierën e tij si oficer i KGB-së në fund të viteve 1980 dhe vazhdoi të shërbente në Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) në periudhën post-sovjetike. Zinichev besohet se dikur ka qenë pjesë e detajeve të sigurisë së Presidentit Vladimir Putin.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota humb jeten ministri rus margarita simonyan yevgeny zinichev humb jeten ministri rus margarita simonyan yevgeny zinichev

Sondazh

Poll

Bota 8 Shtator 2021, 10:31

Vitia: Nuk ka lirim të masave në Kosovë

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka thënë se nuk do të ketë lirim të masave anti-Covid. Gazeta Ekspress shkruan se nuk do të ketë lir...