Aktualitet

U dha leje për ndërtimin e lokalit në pallatin e dëmtuar nga tërmeti, protestojnë banorët: Na kanë lëvizur muret…

7 Shtator 2021, 20:23 Nga DOSJA
U dha leje për ndërtimin e lokalit në pallatin e dëmtuar nga

TIRANË – Në hyrjen e një pallati në zonën e Xhamllikut në Tiranë, po ndërtohet një lokal pa miratimin e banorëve. Ata kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme, pasi pretendojnë se për lejimin e ndërtimit të lokalit kanë firmosur katër persona, të cilët nuk janë banorë të pallatit.

Ndërhyrja në strukturën e pallatit ka frikësuar banorët sepse ky pallat është ndër të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërsa shtojnë se u kanë lëvizur muret prej ndërhyrjeve.  

“Të pezullohet dhe të mos bëhet më. Prandaj shkuam sot dhe kërkuam takim me Erion Veliajn. Shiko këtu si është dërmuar. Më kryesorja është jeta e fëmijëve. Fëmija im kalon me frikë, thotë nëna është bërë gropë këtu,”- tha ajo.

Banorët treguan se kjo nuk është hera e parë që protestojnë. Ata thanë se protestat e tyre vijojnë prej disa muajsh dhe nuk janë pyetur për asgjë. Ndërsa nga Bashkia e Tiranës kishin mësuar se mund të bëhej vetëm një pezullim i përkohshëm.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e banoreve ne xhamllik protesta e banoreve ne xhamllik

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shtator 2021, 16:52

VLORË– Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një shtëpi private në lagjen Partizani në Vlorë. Mësohet se një i ri i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij pasi një konf...