Aktualitet

Problemet me analizat e veshkave/ Qytetari denoncoi në Dosja.al , merr përgjigjie nga “Bashkëqeverisja”: QSUNT of

7 Shtator 2021, 17:41 Nga DOSJA
Problemet me analizat e veshkave/ Qytetari denoncoi në Dosja.al , merr

TIRANË– Qytetari, i cili denoncoi në redaksinë e ‘Dosja.al’ lidhur me analizat që kryhen brenda QSUT-së, ka marrë një përgjigje nga portali për Bashkëqeverisjen. Ai ka dërguar në adresën e redaksisë, përgjigjen që ka marrë, ku i thuhet se i duhet të shkojë në klinika private në mënyrë që të kryjë analizën, kjo pasi Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk ia mbulon shërbimet që ai kërkon.

I nderuar zoti X, Ju falënderojmë për adresimin tuaj në Platformën Shqipëria që Duam. Lidhur me shqetësimin tuaj, pas verifikimit të kryer ju sqarojmë se: “QSUNT është spital terziar dhe ofron shërbim për pacientët e shtruar në strukturen tonë dhe shërbim për konsulta ambulatore me mjekë specialistë, ku pacientët duhet të paraqiten me ekzaminime të kryera sipas “sistemit të referimit dhe tarifat e shërbimit shëndetësor publik” në fuqi.” Me konsideratë, Zyra e Bashkëqeverisjes,”-shkruhet në përgjigjen e kthyer nga Zyra e kryeministrit. 

Mirëpo qytetari ankohet se mjekimi dhe analizat kanë kosto shumë të larta për t’i kryer në klinika private. Tek e fundit prandaj supozohet të kemi “shëndetësi falas”, jo “terziare”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi per qsut denoncimi per qsut

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shtator 2021, 16:52

VLORË– Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një shtëpi private në lagjen Partizani në Vlorë. Mësohet se një i ri i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij pasi një konf...