Aktualitet

Në Itali vdiq një i ri! Festa ilegale me drogë do mbahet edhe në Shqipëri?! Të rinjtë nisin përgatitjet: LSD blihet për

7 Shtator 2021, 17:04 Nga DOSJA

SHQIPËRI– “Rave Party” është një festë ilegale që zhvillohej në Romë prej kohësh dhe ku merrnin pjesë të rinj nga e gjithë Europa. Por tashmë duket se destinacionin e radhës e kanë në Shqipëri, më konkretisht në “Gjirin e Lalëzit”. Të rinjtë kanë nisur organizimin për pjesëmarrësit, ndërkohë që gjithçka diskutohet në rrjetin social “Telegram”, i njohur për sigurinë e tij.

Takimi tjetër është në Shqipëri. Por detajet në lidhje me eventin do të bëhen publike në grupet e Telegramit. Do ketë lloje të ndryshme lëndësh narkotike. Në makina ishin vendosur edhe tabela me çmimet e substancave. Ketamine: 5 euro. LSD: 10 euro,”-thuhet në mesazhe. Ndërkohë që në Lalëz ka nisur “monitimi” i skenës dhe vendit ku do të mblidhen të rinjtë.

Festa “Rave” konsiderohen si të paligjshme në disa vende të Europës, kjo për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike. Ndërkohë që arsyeve kundër u janë shtuar edhe rregullat anti-COVID, që nuk lejojnë grumbullimin.

Jo më larg se në 16 gusht, një 25-vjeçar, i lindur në Londër, por banues në veri të Italisë u gjet i vdekur në një liqen pranë Viterbo, pasi mori pjesë në festë. Trupi i tij u gjet në liqenin Mezzano, ku u pa të hyntë për të mos dalë më kurrë i gjallë. Ndërkohë që festa Rave ende vazhdonte, disa qindra metra larg nga vendi ku u gjet trupi.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet festivali rave festivali rave

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shtator 2021, 16:52

VLORË– Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një shtëpi private në lagjen Partizani në Vlorë. Mësohet se një i ri i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij pasi një konf...