Aktualitet

7 Shtator 2021, 16:52 Nga DOSJA

VLORË– Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një shtëpi private në lagjen Partizani në Vlorë. Mësohet se një i ri i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij pasi një konflikti të çastit që ka patur me prindërit e tij.

Në një prononcim për mediat e zonja e shtëpisë thotë se banesën e ka djegur djali i saj i cili është i alkoolizuar. 59-vjeçarja me iniciale D.M tregon se i biri ka ushtruar dhe dhunë fizike ndaj saj. Ajo gjithashtu bëri apel për ndihmë pasi jeton e vetme duke qenë se bashkëshorti i është ndarë nga jeta pasi është vetëvarur.

U fut djali brenda e bëri proçkën. Kisha divane, orendi të gjitha janë djegur. 69 mijë lek pension marr nuk kam lekë për bukë. Jam edhe me ilaçe. Unë nga frika, se burri u vetvar nga depresioni pak kohë më parë, shkova tek djali, por ky pinte dhe unë nuk e duroja dot më dhe më tha ik. Mora rrobat erdha në shtëpi. Ai para ca ditësh erdhi më rrahu, bëri muhabet qetë e pastaj më qëlloi. Djali pi alkool.‘- tha ajo.

Sipas raporteve paraprake mësohet se nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne vlore zjarr ne vlore

Sondazh

Poll