Bota

U aksidentua dhe mbeti 3 ditë në makinë pa marrë ndihmë, policia skoceze gjobitet për neglizhencë

7 Shtator 2021, 18:07 Nga DOSJA
U aksidentua dhe mbeti 3 ditë në makinë pa marrë

SKOCI- Policia e Skocisë është gjobitur me 100.000 paund pasi pranoi fajin për neglizhimin e telefonatës së një vazje të re, e cila qe bllokuar 3 ditë në makinën e saj pas një aksidenti.

Lamara Bell, një 25-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, pësoi një aksident të rëndë me makinë, nga e cila mbijetoi dhe  nxitoi për të telefonuar Policinë për ndihmë. Por kjo telefonatë u injorua nga policia e Skocisë duke rezultuar në vdekjen e të resë. Policia arriti të shkonte në vendngjarje pas tre ditësh, kur aksidenti u raportua nga një fermer.

Bell po udhëtonte me të dashurin e saj, John Yuill, i cili kishte mbetur i vdekur në vend, ndërsa ajo vdiq në spital. E reja kishte pësuar dëmtime në kokë dhe kishte gjymtyrë të thyer. Ajo ishte plotësisht e dehidratuar dhe mosmarrja e ndihmës së shpejtë e ekspozimi ndaj elementëve të tjerë për tre ditë. Gjithë këta faktorë bënë qe 25-vjeçarja të mos mbijetonte dot. Në gjyq u tha se telefonta e Bell nuk ishte regjistruar nga personi përgjegjës mbi marrjen e telefonatave në qendren e policisë.

Prokurorja Ashley Edwards tha se nëse Lamara Bell do ishte dërguar në spital, qoftë edhe 6 orë pas aksidentit, do mund të kishte mbijetuar, raportojnë mediat e huaja.

Andrew Bell, babai i Lamaras, dënoi ashpër sjelljen e policisë së Skocisë dhe të dhënat e dobëta të përgjigjeve telefonike për rastet emergjente. Sipas një studimi vetëm 40% e telefonuesëve kishin mundësi të flisnin me shërbimet emergjente.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjobitet policia e skocise lamara bell gjobitet policia e skocise lamara bell

Sondazh

Poll