Politike

7 Shtator 2021, 07:40 Nga DOSJA

TIRANË– Damian Gjiknuri ka folur për herë të parë si numri DY i Partisë Socialiste. Jashtë selisë rozë ku u zhvillua takimi i sekretarëve të rinj me kryetarin e partisë Edi Rama, Gjiknuri tha se Viti i Ri, muaji janar, do ta gjejë partinë me strukturim dhe status të ri.

Para mikrofonëve, Gjiknuri shtoi se për 100 ditë do të prezantohet platfomra dhe pse mund të duhen vite për ta implementuar. Ai shtoi se ka pasur edhe probleme në parti, për të cilat duhet të reflektojnë. 


“Faleminderit për interesimin, kjo e sotmja ishte një mbledhje e parë, një mbledhje prezantuese me sekretarët e rinj dhe me kryetarin e partisë. Për të strukturuar partinë në mënyrë të tillë që të përballohen sfidat që e presin për mandatin e tretë. Është e vështirë dhe angazhimi i Partisë Socialiste do të jetë një garanci e fortë që kjo parti të mbetet një parti lider në Shqipëri. Qëllimi i afatit 100 ditor është për të përmbushur të gjitha kërkesat dhe për të dalë me një platformë që do të dojë edhevite për tu implementuar. Të gjitha partitë e kanë aftësinë kur të vijnë zgjedhjet dhe për të testuar aftësitë organizative të partisë. Fillimi i vitit do na gjejë me një statut të ri, me një organizim të ri. Për t’ju përgjigjur sfidave të mandatit të tretë. Ka pasur probleme për të cilat duhet të reflektojmë,”- tha Gjiknuri.

LAJM KRYESOR: 3 ditë para kthimit në Parlament, Rama mbledh ekipin socialist, Gjiknuri flet si ‘numri dy’ i PS-së: Janari na gjen me Statut të ri, për 100 ditë prezantohet platforma. Pakënaqësi me Ballën? Do i fashitet rrugës

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike damian gjiknuri rama mbledh sekretaret e ps damian gjiknuri rama mbledh sekretaret e ps

Sondazh

Poll