Bota

Përdhunoi dhe vrau dy vajzat e 10-vjeçare, publikohen pamjet shokuese ku pedofili rus u blente ëmbëlsira

7 Shtator 2021, 17:23 Nga DOSJA
Përdhunoi dhe vrau dy vajzat e 10-vjeçare, publikohen pamjet

RUSI– Viktor Pesternikov, 41-vjeçari rus, u rrëfye sot për përdhunimin dhe vrasjen e dy vajzave të vogla. Ulyana Dagner dhe Anastasia Fesler, të dyja 10 vjeç, humbën këtë të hënë. Pamjet e publikuara shfaqin Pesternikov i cili dërgon vajzat në një dyqan për tu blerë ëmbëlsira dhe më pas i shoqëron jashtë, para se ti përdhunonte dhe vriste.

Ai kishte qenë i dënuar më parë me 10 vite burg për krime seksuale ndaj fëmijëve.

Pesternikov i arrestuar ditën e sotme, fillimisht tha për policinë se thjesht kishte dashur t’u blinte vajzave ëmbëlsira, më pas i kishte shoqëruar për të ushqyer pëllumbat dhe ishte ndarë prej tyre. Daily Mail raporton se  më vonë ai tregoi se i kishte përdhunuar dhe mbytur të dyja vajzat, trupat e të cilave u gjetën në një shtëpi të braktisur, ndërsa veshjet e tyre ishin të varura në një pemë.

 

Pedofili rus punonte si shofer, ishte i martuar dhe baba i dy adoleshentëve. Ai kishte përfunduar dënimin e tij 10 vjeçar në vitin 2019. Ngjarja e frikshme ka shtuar thirrjet për t’i dhënë fund moratoriumit të disa dekadave të ndalimit të dënimit me vdekje në Rusi.

Pesternikov do të qëndrojë në paraburgim derisa të gjykohet.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota pedofili rus pesternikov pedofili rus pesternikov

Sondazh

Poll