Art&Argëtim

“Kisha nevojë për ndihmë, më duhej terapi”, Camilla Cabello rrëfen ditët e errëta

6 Shtator 2021, 19:23 Nga DOSJA
“Kisha nevojë për ndihmë, më duhej terapi”,

HOLLYWOOD- Ylli i popit Camila Cabello rrëfeu se ka vuajtur nga problemet e ankthit për shkak të punës pa ndërprerje dhe sesi terapia gjatë izolimit nga pandemia e ndihmoi ta kapërcejë atë.

Duke kujtuar ditët e saj më të vështiraCamila tha për Page Six :“Përpara mbylljes, isha keq. Po jetoja me një sai  shumë të madhe ankthi. Ishte shumë dhe nuk isha stabël. Ndjehesha sikur vrapoja me një këmbë të thyer, nuk po e dëgjoja trupin tim çfarë ndjente. Unë vazhdoja t’i thoja vetes se gjithçka ishte mire, kur ajo që duhej të bëja ishte të thosha: ‘Si ndihem në të vërtetë? Më duhej t’i jepja leje vetes për të kërkuar ndihmë – sepse kisha nevojë për ndihmë. Kisha nevojë për terapi. Pandemia më dha atë pauzë si për të më thënë: Le të mos vazhdojmë të vrapojmë në këtë këmbë të thyer, le ta rregullojmë këtë”.

Gjatë intervistës, ajo gjithashtu i bëri një dedikim të veçantë të dashurit të saj Shawn Mendes, dhe tha se ajo ka është mbështetur tek këngëtari në kohët e saj më të errëta.

Ajo shtoi, “Shawn ka qenë kaq mbështetës. Ai është dikush që unë mendoj se mund t’i besoj vërtet.”

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz camilla cabello tregon problemet me ankthin camilla cabello tregon problemet me ankthin

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Shtator 2021, 11:20

Një rol filmi apo teatri mund të të ngrejë si hero në sytë e njerëzve, por mund të të shndërrojë edhe në një figurë të rrezikshme apo të frikshme.Aq e madhe ësh...