Bota

7 Shtator 2021, 06:51 Nga DOSJA

SUEDI– Dy gra që dyshohet se kanë lidhje me ISIS janë arrestuar nga policia suedeze. Dyshimet nisën pasi dy gratë u larguan nga Siria dhe mbërritën në Stokholm.

Pas hetimeve u zbulua se njëra prej tyre ishte duke u hetuar për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Gratë që ishin kthyer në Suedi ditën e djeshme kishin qëndruar më parë në kampe në veri të Sirisë, por u dëbuan pasi autoritetet kurde vendosën se nuk kishin prova të mjaftueshme për t’i ndjekur ato ligjërisht.

Zëdhënësi i policisë së Stokholmit, Ola Osterling tha se prokurori që drejtonte hetimin për dy gratë kishte urdhëruar arrestimin e tyre.

“E zbatuam urdhërin kur aeroplani mbërriti në Stokholm pasdite”, tha Osterling për agjensinë e lajmeve AFP. Një grua e tretë është marrë në pyetje, shtoi ai. Autoriteti i Prokurorisë shtoi se nuk mund të komentonte për rastet individuale ose numrin e hetimeve në zhvillim.

BURIMI: Worldakkan

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohen dy gra ne suedi isis ne suedi arrestohen dy gra ne suedi isis ne suedi

Sondazh

Poll

Bota 7 Shtator 2021, 06:08

TRAGJIKE në Gjilan! Vdesin nga Covid nënë e bir

KOSOVË– Situata nga Covid sa vjen dhe rëndohet në Kosovë.Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se sot kanë vdekur nënë e djalë nga Covid-19...

Bota 6 Shtator 2021, 20:04

KOSOVË – Vetëm 6 shtretër të lirë i kanë mbetur spitalit të Ferizajt për pacientët e infektuar me COVID-19 që kërkojnë trajtim në të.Me rritjen e numrit të...