Hetimet marrin rrjedhë tjetër! Personi që kërcënonte psikologen e Caroline nuk ishte Babis, zëri i audios mbetet mister
7 Shtator 2021, 06:22Nga DOSJA
GREQI– Hetimet për vrasjen e Caroline Crouch kanë arritur në atë pikë sa është mundur të zbulohet zëri që i bënte kërcënimet në telefon psikologes. Hetuesit grekë, kanë zbuluar se zëri që telefononte Eleni Mylonopoulou, ku shkonte viktima, nuk ishte i Babis. Kjo e fundit, në dëshminë e saj rreth një muaj më parë tha se ishte marrë në telefon nga një person rreth datave 21-25 maj, kur filloi të bëhej publike se ajo kishte zhvilluar seanca me çiftin. Përveç kërcënimeve me telefon, ajo pretendoi se kishte pasur edhe sulme ndaj makinës së saj. Psikologia tregoi në polici të gjitha seancat që kishte patur me viktimën nga tetori 2020 deri në shkurt 2021.
Babis Anagnostopoulos është në burg, askush nuk i ka shkuar për vizitë, as nëna, as vëllai, as babai. Avokati i tij është personi i vetëm që viziton Babis Anagnostopulos në burg nga dita e parë e ekstradimit të tij e deri sot.
Babis u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. Deri më tani, pista që qëndron ende është se piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Piloti e ka pranuar krimin duke u shprehur se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri në çift, por kurrë nuk ka folur për një bashkëpunëtor. Mesa duket ka pasur një të tillë, pasi Policia ka konfirmuar se zëri që bënte kërcënimet nuk ishte i Babis.
Katër amerikanë të tjerë arritën të largohen nga Afganistani përmes një rruge tokësore me lejen e talebanëve që kanë vendin nën kontroll, tha një zyrtar i Depar...
Gratë po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në kompanitë teknologjike këtu në Shtetet e Bashkuara. Në një industri ku ato përbëjnë vetëm 20 për qind të...
KOSOVË– Situata nga Covid sa vjen dhe rëndohet në Kosovë.Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se sot kanë vdekur nënë e djalë nga Covid-19...
Bota 6 Shtator 2021, 20:04
KOSOVË – Vetëm 6 shtretër të lirë i kanë mbetur spitalit të Ferizajt për pacientët e infektuar me COVID-19 që kërkojnë trajtim në të.Me rritjen e numrit të...
RUSI – Autoritetet ruse kanë bllokuar një faqe në internet të lidhur me Alexei Navalny, e cila u komunikonte qytetarëve se si të votonin kundër kandidatëve të m...
TIRANË– Katër vjet më parë, udhëheqësit evropianë kundërshtuan planin e Presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump për ndërtimin e një muri në k...
BRITANI E MADHE – Instituti për Hulumtime të Sigurisë i Universitetit Cardiff në Britaninë e Madhe ka thënë se grupet e lidhura me Rusinë po ndërhyjnë në faqet ...
GJERMANI – Jan Hecker, ambasadori gjerman në Kinë, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur vetëm dy javë pasi pranoi rolin e ambasadorit në Pekin.Vdekja e 54...
KOSOVË– Lokali i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi është mbyllur nga policia.Mediat e Kosovës shkruajnë se sot efektivët kanë shkuar për ...