Politike

Rikthim në krye të PD-së? Berisha tregon çfarë do të bënte nëse Basha do e përjashtonte nga grupi parlamentar: Gjithçk

6 Shtator 2021, 19:26 Nga DOSJA
Rikthim në krye të PD-së? Berisha tregon çfarë do

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha tha se do të ishte i aftë që të bënte gjithçka në mënyrë që Partia Demokratike të kthehej në atë që ka qenë në fillimet e saj. I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, Berisha u pyet se çfarë do të bënte nëse PD-ja do ta përjashtonte nga grupi parlamentar.

Ish-kryeministri me përgjigjen e tij, la të nënkuptohej se mund të kthehej edhe vetë në krye të Partisë Demokratike. 

Pjesë nga biseda:

Erla Mëhilli: Po nëse Partia Demokratike do të merrte vendimin t’ju përjashtonte nga grupi parlamentar, pa pasur ato provat që thoni ju, çfarë do të bënit?

Sali Berisha: Raportet e mia me zotin Basha. me Partinë Demokratike dhe cilindo tjetër, ndërtohen mbi bazën e parimit ndaj një qëllimi të caktuar. Unë u qëndroj atyre parimeve, nuk i ndryshoj kurrë. Por nesër, nëse PD-ja apo kushdo të ndërmerrte një vendim aparimor, do bëja gjithçka që PD-ja të bëhej ajo e para.

Erla Mëhilli: Çfarë nënkuptoni me gjithçka? Rikthim në krye të PD?

Sali Berisha: Asnjë lloj kufizimi nuk mund të ketë. Kam pasur dhe kam influencë shumë të fuqishme në PD dhe kjo buron nga fakti se unë kam mbrojtur interesat e asaj partie dhe demokratëve me vendosmërinë më të madhe. kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri krimin e organizuar, korrupsionin e të gjitha niveleve dhe kam mbrojtur interesin kombëtar.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll