“Shteti po na vjedh”, Tomini u përgjigjet ankesave të qytetarëve për çmimet e testeve të Covid-19 në kufi: Janë 10 k
6 Shtator 2021, 18:31Nga DOSJA
TIRANË– Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini është shprehur se kompanitë privatë që janë licensuar për të bërë testet e Covid-19 në kufi, kanë vendosur çmimet në bazë të legjislacionit në fuqi dhe rregullores së licencimit të tyre.
Në një prononcim për Report TV, Tomini shton se nuk mund të liberalizohet tregu për të pasur çmime më të ulëta pasi vetëm kompanitë e licencuara kanë pasur aftësinë të plotësojnë kriteret që duhet për testit ndaj COVID-19.
“Për sa i përket licencimit të laboratorëve jopublik janë në ëeb-in e Ministrisë së Shëndetësisë të 10 laboratorët e licencuar që kanë pasur aftësitë dhe kapacitetet për të kryer testin e PCR dhe atë të shpejtë në bazë të monitorimit nga strukturat përgjegjëse që bëjnë licencimin e tyre. Tarifat janë strukturat jopublike që e vendosin sipas legjislacionit në fuqi, vlerësimi i tarifave të tilla bazohet në rregulloren e licencimit të këtyre laboratorëve, ashtu si ka përvijuar edhe testi administrativ për t’u kryer nga laboratorët jopublikë ka përvijuar edhe për kryerjen e testit të shpejtë në pikat të caktuar qoftë edhe në pikat doganore. Laboratorët që janë certifikuara kanë aftësitë dhe kapacitetet teknike dhe kanë kaluar në sitën e kritereve të të gjithë indikatorëve që duhet të kryhen testet PCR apo testit i shpejtë,”- tha Tomini.
Sot kanë hyrë në fuqi rregullat e reja që kanë sjellë dhe trafik në pikat kufitare. Kushdo që do të hyjë në Shqipëri duhet të ketë pasaportë vaksinimi, test PCR negativ ose do të karantinohet për 10 ditë. Shumë qytetarë janë shprehur se nuk janë informuar, madje disa të tjerë janë shprehur se kanë marrë dozën e parë të vaksinës e gjithsesi iu kërkohet tamponi. Të tjerë janë ankuar për çmimin e testit dhe e kanë konsideruar një vjedhje të paguash 25 euro për këtë gjë në kufi, kur në Europë është 80 cent.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BERAT– Katër persona, dy prej të cilëve fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksdienti automobilistik. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasdite...
TIRANË– Një zjarr i madh është aktivizuar ditën e sotme pranë një karaburanti në Rinas. Në videon e mëposhtme të publikuar nga JOQ ALBANIA mund të sh...
TIRANË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur përgatitjet e përkujtimit të 20 vjetorit të sulmeve të Al-Qaedës mbi kullat binjake në New York, q...
TIRANË– Parlamenti i ri, sesioni i ri politik, a do ketë paqe apo përplasje? Si do të jetë qëndrimi i opozitës? Këto janë disa nga pyetjet që kanë ma...
BERAT– Një zjarr masiv ka përfshirë 10 hektarë tokë me ullinj në Berat pasditen e sotme. Mësohet se flakët janë aktivizuar në fshatin Vertop në Poliçan.K...
TIRANË– Një grindje e nisur nga defekti i televizorit që nuk punonte për pak do kishte përfunduar në një tragjedi nëse klienti i nevrikosur do kishte...
BULQIZË– Një strukture, pjesë e xhamisë në Bulqizë i është vënë zjarri dy herë brenda 24 orësh. Flakët e para u pikasën nga kalimtarët pasditen e së dielës...
SHQIPËRI- Sot pas dy vitesh operatorët telefonik janë kthyer në zyra, kreu i sindikatës së punonjësve të post-tekomit shqiptarë thotë se këto kompani u kër...