Aktualitet

Aksident në Berat, plagosen katër persona, mes tyre dhe dy fëmijë, drejtuesi italian i mjetit: Makina tjetër më erdhi për

6 Shtator 2021, 18:14 Nga DOSJA
Aksident në Berat, plagosen katër persona, mes tyre dhe dy

BERAT– Katër persona, dy prej të cilëve fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksdienti automobilistik. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Berat-Skrapar.

Dy automjete njëra tip “Golf” me targa AA 363 DI dhe tjetra tip “Seat” me targa AA 679 BT janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Qafë Hoxhaj”, dhe për pasojë katër persona që ndodhin brenda tyre janë plagosur.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Një nga drejtuesit e mjeteve, italiani Guido Sivori, ka treguar makina tjetër, tip “Golf” që drejtohej nga Xhulio Katillari e ka goditur përballë.

Shtetasi italian Guido Sivori tregon edhe momentet e aksidentit dhe tronditjen që pësuan familjarët e tij.

“Unë isha në të djathtë, me shpejtësinë e lejuar dhe makina tjetër doli nga kthesa dhe erdhi në sensin e kundërt. U përpoqa ta evitoja, por nuk ia dola. Nuk e vura re, ishte me shpejtësi dhe përplasja ishte ballore në korsinë time. Isha me familjen time dhe janë mirë,”- rrëfeu shoferi italian.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat aksident ne berat

Sondazh

Poll