‘Autorët ishin me skafandër dhe me maska’/ Atentati ndaj Ish-kreut të PS-së, Huba flet i shtrirë nga spitali: Sa hapa b
6 Shtator 2021, 11:39Nga DOSJA
SHKODËR– Dëshmia e Nikol Hubës është bërë publike për mediat. ‘Ora News’ ka publikuar me zë dhe figurë dëshminë e anëtarit të Këshillit Bashkiak në Vaun e Dejës si dhe përfaqësues i Partisë Socialiste i cili mbeti i plagosur në një atentat të ndodhur të shtunën e 4 shtatorit.
Teksa ndodhet i shtrirë në krevatin e spitalin, Huba tregon se teksa u takua me një shok për të marrë një porosi, ndodhi atentati. Huba thotë se në momentin që hapi bagazhin për të futur diçka e qëlluan dy persona të cilët ishin me skafandër dhe me maska. Ai tha se mori dy plumba të cilat ishin me silenciator.
“Po pija kafe me dy shokë në një klub aty afër. Jam takuar me një shok timin kam marrë një porosi të vogël. Sa kam hapur bagazhin më qëlluan. Autorët kanë qenë me skafandër me maska. Tre metra larg meje. Më kanë qëlluar 2 plumba kanë qenë me silenciator. Nuk kam asnjë konflikt. Jam marrë me punët e mia. Jetoj prej 150 vitesh në fshatin Naraq. Kërkoj policisë të zbardhet çështja.’-është shprehur ai.
Plagosja me dy plumba në këmbë e 54-vjeçari Hubaj ndodhi tre ditë më parë në Shkodër, pikërisht në momentin kur shënjestra po i afrohej mjetit të tij. Dyshohet se shkak është bërë informacioni që ai i ka dhënë Policisë për kanabisin e mbjellë në zonë, por ai vetë ka shtuar se nuk ka konflikte me asnjë.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Qytetarë të shumtë u detyruan që të bënin testin PCR në mënyrë që të kalonin kufirin për në Shqipëri. Ata pritën me orë të tëra për të kaluar pasi ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video për të treguar se janë mit hipotezat se vaksinimi ndikon apo dëmton gratë shtat...
MURIQAN- Situata në pikën kufitare të Muriqanit është e qetë pavarësisht se fluksi i automjeteve është shtuar, pas hyrjes në fuqi të masave të reja anti-Covid. ...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për grupin e personave që strehonin emigrantë të paligjshëm në Laprakë. Katër prej tyre është caktuar m...
VLORË- Katër persona të ardhur nga Italia në portin e Vlorës do të karantinohen për 10 ditë pasi nuk kanë pasur dokumentacionin e nevojshëm. Mësohet se se ...
TIRANË- Duroi disa herë dhunën fizike me shpresën se ish i dashuri do ta harronte dhe se do pajtohej me vendimin e saj për t’u ndarë. Por rrahja barbare e ...
MORINË– Qytetarët kanë që në orët e para të mëngjesit që presin në pikat kufitare që të futen në territorin shqiptar. Ata duhet të kenë me vete pasaportë v...
Aktualitet 6 Shtator 2021, 09:36
TIRANË– Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e ‘Dosja.al’ në lidhje me analizat që kryhen brenda QSUT-së. Një person, i cili ka zgjedhur që të mbetet ano...