Aktualitet

Masat e reja anti-Covid në vend, hyjnë 460 persona në Pikën e Muriqanit, 23 në karantinë 10 ditore 

6 Shtator 2021, 10:18 Nga DOSJA
Masat e reja anti-Covid në vend, hyjnë 460 persona në Pikën

MURIQAN- Situata në pikën kufitare të Muriqanit është e qetë pavarësisht se fluksi i automjeteve është shtuar, pas hyrjes në fuqi të masave të reja anti-Covid. Mësohet se rreth 460 persona e kanë kaluar kufirin gjithsej dhe kanë hyrë në Shqipëri, nga të cilët 99 janë shqiptarë.

Në pikën e Muriqanit personat që duan të kalojnë kufirin, ose duhet që të jenë të pajisur me certifikatën e Covid ose tesin PCR ose vërtetim që e kanë kaluar Covid. Ndërsa për personat që nuk e kanë dokumentacionin e rregulltë duhet ose të plotësojnë formularin e karantinimit për 10 ditë ose të bëjnë testin e shpejtë aty në pikën kufitare. Deri tani në Muriqan janë plotësuar 23 formularë për karantinimin 10 ditor.  

LAJMI KRYESOR: Masat e reja anti-Covid! Kushdo që futet në Shqipëri duhet të tregojë pasaportën e vaksinimit, 3 KUSHTET, kush nuk i plotëson karantinë 10 ditore. Radhë kilometrike në Morinë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet covid ne shqiperi rregullat anti-covid covid ne shqiperi rregullat anti-covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shtator 2021, 09:36

TIRANË– Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e ‘Dosja.al’ në lidhje me analizat që kryhen brenda QSUT-së. Një person, i cili ka zgjedhur që të mbetet ano...

Aktualitet 6 Shtator 2021, 08:29

KORÇË- Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi po transportonin emigrantë të paligjshëm. Mes të arrestuarve është edhe një punonjës i Gardës ...