Aktualitet

EMRAT/ U kapen duke transportuar 20 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona në Gjirokastër 

6 Shtator 2021, 08:48 Nga DOSJA
EMRAT/ U kapen duke transportuar 20 emigrantë të paligjshëm,

GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër, pasi janë kapur duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm. Në pranga kanë rënë 31-vjeçari Senet Goxha së bashku me 44-vjeçarit Edmir Balla. Këta janë kapur në aksin rrugor Pogon-Zagorie duke transportuar me dy mjete emigrantët në drejtim të Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit Senet Goxha 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe Edmir Balla 44 vjeç, banues në Tepelenë.

Shtetasit S. G. dhe E. B., u kapën në aksin rrugor Pogon-Zagorie, duke transportuar me automjetet tip “Suzuki” dhe “Mitsubishi”(me karroceri), 21 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjet dhe dy aparat celular. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmir balla senet goxha transport te 21 emigranteve te paligjshem edmir balla senet goxha transport te 21 emigranteve te paligjshem

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shtator 2021, 08:29

KORÇË- Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi po transportonin emigrantë të paligjshëm. Mes të arrestuarve është edhe një punonjës i Gardës ...

Aktualitet 6 Shtator 2021, 05:21

TIRANË– Sot futen në fuqi rregullat e reja anti-Covid në kufi të vendit. Të gjithë qytetarët që duan të futen në Shqipëri duhet të kenë me vete ose pasapor...