Aktualitet

Kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarakë! Arrestohet 21-vjeçari në Kuçovë, mbante fshehurazi dhe pa leje armën në banesë

6 Shtator 2021, 07:57 Nga DOSJA
Kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarakë! Arrestohet 21-vjeçari

KUÇOVË– Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Kuçovë pasi iu zbulua se në vanesë mbante armë pa leje. Në pranga është vendosur Alket Hima, i riu i cili posedonte arme zjarri kallashnikov së bashku me 1430 fishekë luftarakë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle të shtuara nga Policia për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri. Si rezultat i kontrolleve kapet dhe arrestohet në flagrancë një 21-vjeçar që posedonte armë zjarri. Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarakë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri apo sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Alket Hima 21 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarak model 56. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë 21-vjeçarin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alket hima alket hima

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shtator 2021, 05:21

TIRANË– Sot futen në fuqi rregullat e reja anti-Covid në kufi të vendit. Të gjithë qytetarët që duan të futen në Shqipëri duhet të kenë me vete ose pasapor...

Aktualitet 5 Shtator 2021, 20:37

TIRANË– Shumë baza ushtarake – ose jo – fshehin mistere të panumërta në botë, mes teorishë të shumta konspirative dhe sekreteve ushtarake. Në një renditje ...