Aktualitet

Strehonin emigrantë në Laprakë! Gjykata dënon me burg ‘kreun’ e grupit, lë në arrest shtëpie 4 bashkëpunëtorët, me

6 Shtator 2021, 10:04 Nga DOSJA
Strehonin emigrantë në Laprakë! Gjykata dënon me burg

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për grupin e personave që strehonin emigrantë të paligjshëm në Laprakë. Katër prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” ndërsa në burg është lënë Rigers Vejsiun për shkak të faktit se është përsëritës. Vejsiu ka qënë i dënuar më parë për veprën e trafikimit të emigrantëve.

Gjykata la në ‘arrest shtëpie’ Sterjo Gërmenjin, Anamaria Mihallarin, Drita Shehun e Sanije Shehin.

Dyshohet se ka qënë një bashkëpunëtor i drejtësisë, ai i cili ka zbuluar itinerarin e grupit.

SI VEPRONTE GRUPI?

Ata dyshohet se me mjetet e tyre private kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptaro-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës. Emigrantët e paligjshëm pasi strehoheshin nga dy motrat Drita Shehu dhe Sanije Shehu në hotelet e tyre në zonën e Laprakës, bënin organizimin e tyre në bashkëpunim dhe me Rigers Vejsiu (djali i Drita Shehut) dhe më pas nisjen e tyre kundrejt pagesës, në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin e tyre në Kosovë, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Gjithashtu, përveç trafikimit të emigrantëve të parregullt, kishin të organizuar edhe një linjë tjetër trafikimi të shtetasve të huaj që hynin me dokumentacion të rregullt në vendin tonë për qëllime turistike apo punë me leje qëndrimi, të cilët pasi hynin në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit, këta organizonin punën për trafikimin e këtyre.

Dyshohet se gjatë veprimtarisë së tyre disa vjeçare kanë trafikuar një numër të konsiderueshëm emigrant të paligjshëm dhe persona që hynin në vendin tonë me dokumentacion të rregullt. Motrat Shehi dyshohet se udhëtonin me një automjet tjetër përpara me qëllim kontrollin e rrugës, të cilët në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anamaria mihallari drita shehu rigers vejsiu sanije shehi sterjo germenji anamaria mihallari drita shehu rigers vejsiu sanije shehi sterjo germenji

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shtator 2021, 09:36

TIRANË– Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e ‘Dosja.al’ në lidhje me analizat që kryhen brenda QSUT-së. Një person, i cili ka zgjedhur që të mbetet ano...

Aktualitet 6 Shtator 2021, 08:29

KORÇË- Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi po transportonin emigrantë të paligjshëm. Mes të arrestuarve është edhe një punonjës i Gardës ...