Art&Argëtim

Top Channel në Youtube, shikueshmëri 2.5 herë më të lartë nga të gjithë televizionet e tjera

6 Shtator 2021, 09:45 Nga DOSJA
Top Channel në Youtube, shikueshmëri 2.5 herë më të

Top Channel për disa vite rresht është në krye të listimeve të faqeve që analizojnë shikueshmërinë e kanaleve të Youtube. Kanali Top Channel Albania ka arritur në 3.4 miliardë shikime të prodhimeve të saj nga të cilat 1.5 miliardë janë vetëm në sezonin televiziv të vitit 2021. Top Channel ka shikueshmëri dy herë më shumë se të gjitha mediat e tjera së bashku.

Top Channel është televizioni më shikueshmërinë më të lartë në kanalin e Youtube dhe me numrin më të madh të ndjekësve. Më 3.4 miliardë shikime në total nga të cilat 1.5 vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2021, Top Channel ka shikueshmërinw mw tw madhe.

Platforma ‘Social Blade’ e cila analizon shikueshmërinë e kanaleve në youtube, e rendit Top Channel në vendin e 713.

Rritja e shpejtë e shikueshmërisë së prodhimeve të Top Channel në Youtube e tregon edhe numri i ndjekësve që është rritur me shpejtësi. Në sezonin televiziv të vitit 2017 Top Channel kishte 221 mijë ndjekës dhe 311 milionë shikime. Një vit më vonë 461 milionë shikime, në sezonin 2019-2020, 793 milionë shikime dhe në sezonin televiziv që u mbyll në gusht të 2021, shikimet shkuan në rekordin e 1.5 miliardë shikime. Aktualisht kanali i Top Channel ka.1.75 milionë ndjekës dhe shifrat po rriten me shpejtësi.

Arsyeja se përse Top Channel është superfuqi mediatike edhe në kanalin e Youtube janë prodhimet televizive të gjithanshme dhe të suksesshme.

Sezoni i ri që sapo ka nisur ka më shumë surpriza dhe pritshmëritë janë për një rritje me disa herë. Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

televizion televizion shikueshmeria ne youtube social blade top channel shikueshmeria ne youtube social blade top channel

Sondazh

Poll