Politike

5 Shtator 2021, 07:25 Nga DOSJA

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 5 vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Në një status në Twitter ai është shprehur se kjo ditë është një ditë krenarie për gjithë kombin shqiptar.

Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi. Mënyra më e mirë për ta nderuar Shën Terezën është shndërrimi i misionit të saj në misionin tonë.’-shkroi ai.

Basha vlerësoi figurën e Nënë Terezës dhe u shpreh se misioni i saj duhet të jetë shembull frymëzimi dhe tv nxisë shqiptarët që të bëjnë më shumë për vendin e tyre.

Postimi i plotë:

Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi. Mënyra më e mirë për ta nderuar Shën Terezën është shndërrimi i misionit të saj në misionin tonë, i shembullit të saj në frymëzim dhe nxitje për të bërë më shumë dhe me përulësi për ata që janë në nevojë e pa mbështetje, të braktisurit e të sëmurët, për të sjellë shpresë për një jetë më të mirë për gjithë të rinjtë dhe të rejat që si të vetmen zgjidhje shohin emigracionin, me besimin se edhe në ditët më të vështira,e mira triumfon gjithmonë mbi të keqen!

Lajmi kryesor/ Pesë vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës! Jetën ia përkushtoi të varfërve, çfarë shkruante në dorëshkrimet: Zemra jeme do me ardh në Shqipni

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha shenjtërimi i nënë terezës lulzim basha shenjtërimi i nënë terezës

Sondazh

Poll