Bota

Një ari ka zbritur në parkun e Gërmisë! Alarm në Prishtinë, Shpend Ahmeti-qytetarëve: Deri në një njoftim të dytë, sh

5 Shtator 2021, 13:20 Nga DOSJA
Një ari ka zbritur në parkun e Gërmisë! Alarm në

KOSOVË– Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin frekuentimin në parkun e Gërmisë, duke vënë alarmin se në zonë është parë një ari. Ai ka bërë me dije se kafsha e egër mund të ketë ardhur nga malet e Gollakut dhe shfaq rrezik për jetën e tyre. Ndërkohë që bën me dije se Policia, me të marrë sinjalizimin për ariun, ka nisur kontrollet në zonë.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Apel për qytetarët!

Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.

Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut. Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ari ne parkun e germise shpend ahmeti ari ne parkun e germise shpend ahmeti

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2021, 05:51

KOSOVË– Situatë tragjike dhe shumë alarmante është krijuar në shtetin fqinj në lidhje me vdekjet e grave shtatzënënga Covid. 5 gra të cilat ishin në pritje...