Bota

Bien rastet, por rriten vdekjet/ 24 persona ndërrojnë jetë brenda ditës nga COVID-19 në Kosovë

5 Shtator 2021, 13:08 Nga DOSJA
Bien rastet, por rriten vdekjet/ 24 persona ndërrojnë jetë brenda

PRISHTINË– Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 24 viktima si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Përveç viktimave, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 890 raste të reja të infektuara, ndërsa mbi 1700 qytetarë janë shëruar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

05 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.

Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852. Në total numri i rasteve aktive është 26.688.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove pandemia e koronavirusit ne kosove koronavirusi ne kosove pandemia e koronavirusit ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2021, 05:51

KOSOVË– Situatë tragjike dhe shumë alarmante është krijuar në shtetin fqinj në lidhje me vdekjet e grave shtatzënënga Covid. 5 gra të cilat ishin në pritje...