Bota

‘Individët do të duhet të përgjigjen për veprimet e tyre’, reagojnë ambasadat e BE-së për protestat në Mali

5 Shtator 2021, 12:41 Nga DOSJA
‘Individët do të duhet të përgjigjen për veprimet

MAL I ZI– Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Podgoricë dënuan të gjitha format e dhunës pas protestave të somte mbi ceremoninë e emërimit të kreut të kishës ortodokse në Mlain e Zi.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, ata u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë me përgjegjësi në ruajtjen e paqes, ruajtjen e rendit dhe paqes publike, dhe policisë të përdorë vetëm mjetet e nevojshme dhe ligjore.

Deklarata e plotë:

Individët do të duhet të përgjigjen për veprimet e tyre. Prioriteti në periudhën e ardhshme duhet të jetë krijimi i një dialogu politik demokratik, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, duke përfshirë të gjitha palët që janë sinqerisht të angazhuara për të ardhmen e ndritur evropiane të këtij vendi anëtar të NATO -s, duke respektuar liritë themelore , veçanërisht “liria e shprehjes, liria e tubimit paqësor dhe liria e fesë. Të gjithë ata që punojnë në bazë të këtyre parimeve për të pajtuar shoqërinë do të kenë mbështetjen tonë të vazhdueshme.

Lajmi kryesor/ Përfundon ceremonia e inagurimit të kreut të ri të Kishës Ortodokse në Malin e Zi, u shoqërua me protesta dhe arrestimin e këshilltari të presidentit

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni protesta ne malin e zi zyra e be ne podgorice protesta ne malin e zi zyra e be ne podgorice

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2021, 05:51

KOSOVË– Situatë tragjike dhe shumë alarmante është krijuar në shtetin fqinj në lidhje me vdekjet e grave shtatzënënga Covid. 5 gra të cilat ishin në pritje...