Aktualitet

Dita e shenjtërimit e Nënë Terezës, Ambasada Amerikane: I kushtoi jetën e saj lehtësimit të vuajtjeve dhe dhimbjeve të m

5 Shtator 2021, 09:36 Nga DOSJA
Dita e shenjtërimit e Nënë Terezës, Ambasada Amerikane: I

TIRANË– Sot në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasada Amerikane e ka përkujtuar. Ambasada ka nderuar shenjtoren duke kujtuar sakrificat e saj për lehtësimin e vuatjeve të njerëzve në nevojë. Postimi përkujtues në ‘Facebook’, mbyllet duke cituar një ndër thëniet e saj më të bukura.

MESAZHI I AMBASADËS:

“Komuniteti global përkujton sot Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë dhe nderon Nënë Terezën, misionaren me origjinë shqiptare, murgeshën, fituesen e Çmimit Nobel për Paqe dhe shenjtoren, e cila i kushtoi jetën e saj lehtësimit të vuajtjeve dhe dhimbjeve të më fatkeqëve. Shqipëria përkujton gjithashtu Ditën Kombëtare të Nënë Terezës në këtë rast. Në këtë ditë, na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmit dhe filantropisë. Na kujtohet fuqia e madhe e dashurisë dhe kujdesit, dhe siç ka thënë Nënë Tereza; “Ka më shumë uri për dashuri dhe vlerësim në këtë botë sesa për bukë.

Pesë vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës! Jetën ia përkushtoi të varfërve, çfarë shkruante në dorëshkrimet: Zemra jeme do me ardh në Shqipni

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane nene tereza ambasada amerikane nene tereza

Sondazh

Poll