Bota

Njihuni me Grace! Infermierja e parë robotike që mund të revolucionojë kujdesin shëndetësor

5 Shtator 2021, 12:06 Nga DOSJA
Njihuni me Grace! Infermierja e parë robotike që mund të

HONG KONG– Ekipi i Hong Kong-ut, të cilët krijuan robotin e famshëm Sophia, kanë zbuluar robotin e ri humanoid të quajtur Grace. Synimi i robotit Grace është tregu i kujdesit shëndetsor dhe përkujdesja për të moshuarit ose personave të izoluar nga pandemia.

Grace ka një aparat termik në gjoksin e saj për të matur temperaturën e njeriut, përdor inteligjencën artificiale për të diagnostikuar pacientët dhe mund të flasë anglisht, madarine dhe kantoneze.

“Unë mund të vizitoj njerëz dhe t’ua ndriçoj ditën me stimulim shoqëror, por gjithashtu mund të bëj terapi bisedash, të lexoj dhe të ndihmoj stafin e kujdesit shëndetësor,” tha Grace për Reuters.

“Ngjashmëria e Grace me një profesionist të kujdesit shëndetësor dhe kapaciteti për ndërveprim shoqëror ka për qëllim lehtësimin e barrës së stafit  të vijës së parë në spital, të mbingarkuar gjatë pandemisë” tha themeluesi David Hanson.

Kompania e prodhimit të robotëve, Hanson Robotics, pritet të fillojë prodhimin masiv të robotëvë si Sophie dhe Grace në fund të këtij viti.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota roboti grace roboti grace

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2021, 05:51

KOSOVË– Situatë tragjike dhe shumë alarmante është krijuar në shtetin fqinj në lidhje me vdekjet e grave shtatzënënga Covid. 5 gra të cilat ishin në pritje...