Bota

U gjet e varrosur me beton në oborrin e shtëpisë, dëshmia e ish-burrit: Partneri e kishte kthyer në skllave, e rrihte vazhd

5 Shtator 2021, 11:27 Nga DOSJA
U gjet e varrosur me beton në oborrin e shtëpisë, dëshmia e

GREQI- Detajet e reja që kanë dalë në dritë për vrasjen në Kyparissia të Greqisë, ku një grua rumune u gjet e çimentuar në oborrin e shtëpisë së saj janë tronditëse.

Ish-burri i  Monica Gius, ka folur për televizionin Star ku u shpreh se ajo i kishte folur për makthnin që po jetonte me partnerin e ri i cili e dhunonte sistematikisht. Në dëshminë e tij ai jep detaje tronditëse të treguara nga ish-bashkëshortja ku partneri e godiste vazhdimisht dhe ajo disa herë kishte përfunduar në spital me trauma dhe hematoma të rënda.

Ai e godiste çdo ditë, kokë të thyer, krahë të thyer, sy të zi të fryrë nga goditjet. Thirrni spitalin në Kyparissia për të parë se çfarë do t’ju thonë. Ai e kishte atë si skllave të tij.”- tha ai.

Sipas ish-burrit, Monika komunikonte fshehurazi me të nga telefonat e huaj dhe i kërkonte para. Siç tha ai, hera e fundit që ai foli me të ishte para Krishtlindjeve dhe ajo i kërkoi 20 euro. Ai u shpreh se u mundua ta shpëtonte nga duart e partnerit dhunues por ajo kishte frikë.

Monica Gius jetoi në zonë për 20 vitet e fundit dhe punoi si pastruese, por kohët e fundit gjatë pandemisë ajo humbi punën e saj dhe vuante nga probleme shëndetësore. Ajo papritmas u zhduk në shkurt 2021, por të afërmit e saj e morën vesh vetëm 4 muaj më vonë.

Trupi i Monica Gius u gjet i çimentosur në themelet e shtëpisë me qera ku ajo jetonte me partnerin e saj, kjo pasi i zoti i shtëpisë do të kryente disa punime. Partneri i saj disa ditë pas  zhdukjes së saj u nis për Rumani duke i thënë një miku që kishte gjetur punë dhe se Monica ndodhej nv spitalin e Kalamatës. Ai nuk njoftoi të zotin e shtëpisë dhe as nuk kishte paguar qeranë, por sipas disa dëshmitarëve një ditë pas zhdukjes së Monikës ai kishte blerë disa thasë çimento. Ndaj tij është lëshuar një urdhër arrest nga policia greke.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni monica guz vrasja ne greqi monica guz vrasja ne greqi

Sondazh

Poll