Bota

Nuk kanë të ndalur tragjeditë në Kosovë, shënohet viktima më e re nga Covid-19, foshnja 3-javëshe ndërron jetë pas inf

5 Shtator 2021, 09:50 Nga DOSJA
Nuk kanë të ndalur tragjeditë në Kosovë, shënohet

KOSOVË– Nuk kanë të ndalur rastet tragjike të humbjes së jetës nga Covid-19 në Kosovë, ku ditën e djeshme raportohet se një foshnje vetëm 3-javëshe ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit. Rasti është konfirmuar nga drejtoresha e Neonatologjisë Dr. Hajrije Ismaili.

Po ka qenë rast i pranuar në gjendje të rëndë i konfirmuar Covid-19 pozitiv. Ka pas pneumoni të rëndë e poashtu është konfirmuar edhe sepsë. Vazhdimisht ka qenë në ventilim mekanik si pasojë e infeksionit të rëndë mushkëror dhe sistemik, si dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet mjekësore”, ka deklaruar Ismaili.

Sipas informacioneve thuhet se e gjithë familja e viktimës kanë qenë të infektuar me Covid-19.

Bilanci i jetëve të humbura tashmë në Kosovë është në shifra alarmante dhe nuk po kursen askënd. Vetëm në javën e fundit kanë humbur jetën 4 gra shtatzënë si pasojë e infektimit me Covid-19.

Mjekët në Kosovë kanë bërë thirrje për vaksinim të grave shtatzëna dhe lehona. Sipas gjinekologëve dhe infektologëve, vaksinat kundër Covid-19 nuk ndikon në shëndetin e grave shtatzënë dhe as në beben e tyre, gjithashtu nuk ndikon në gjidhënie.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll