Bota

E konsiderojnë luftën me Covid të mbyllur! Këto janë tre shtetet europiane që nuk rrezikohen më nga virusi

5 Shtator 2021, 10:00 Nga DOSJA
E konsiderojnë luftën me Covid të mbyllur! Këto janë

Tiranë– Lufta me covid tashmë konsiderohet e mbyllur nga Hollanda, Danimarka dhe Britania e Madhe. Sipas vlerësimeve përkatëse të tre vendeve europiane, sistemet e tyre shëndetsore nuk janë më në rrezik. 62.6% e hollandezëve janë vaksinuar poltësisht dhe numri infektimeve për 100.000 banorë është 108 në dy javët e fundit, sipas mediave europiane.

Restorantet dhe kafenetë pritet të hapen plotësisht, ndërsa klubet e natës dhe diskotekat do të qëndrojnë ende të mbyllura, për tu hapur më 1 nëntor, nëse situata epidemiologjike nuk ndryshon.

72% e popullsise së Danimarkës është vaksinuar dhe pritet që brenda një jave të hiqen të gjitha masat. I vetmi ligj qe do të mbetet në fuqi është ai kufizimeve të njerëzve që do të hyjnë në Danimarkë.

As në Britaninë e Madhe nuk ka patur ashpërsim të masave anti-covid dhe duket se vendi po i rikthehet normalitetit.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota britani e madhe covid danimarkë hollandë britani e madhe covid danimarkë hollandë

Sondazh

Poll