Bota

Nis sot regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, deri në fund të muajit të gjithë mund të bëjnë aplikimin onli

5 Shtator 2021, 08:38 Nga DOSJA
Nis sot regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, deri

MAQEDONIA E VERIUT– Sot nis regjistrimi i popullsisë, banesave dhe bizneseve në Maqedoninë e Veriut. Enti Shtetëror i Statistikave deklaroi se është gati për ta zbatuar operacionin statistikor, pasi ka përfunduar edhe trajnimi i instruktorëve rajonal dhe regjistruesve.

Kreu i Entit Shtetërore për Statistika, Apostoll Simovski në një intervistë për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve tha se institucioni që ai drejton pritet të jep rezultatet përfundimtare të operacionit statistikor brenda katër muajve.

“Sipas Ligjit për Regjistrimin, Enti është i detyruar të publikojë të dhënat 6 muaj pas përfundimit të aktiviteteve në terren, por besojmë se do të jemi në gjendje të përfundojmë përpunimin shumë më herët dhe deri në fund të vitit, jo më vonë se në janar të vitit 2022, të publikojmë të dhënat. Për dallim nga e kaluara, kur kishim fillimin, pastaj kishte proces të gjatë të futjes së të dhënave, me këtë proces tani do të publikohen vetëm të dhënat përfundimtare”, pohoi mes tjerash Simovski.

Procesi i regjistrimit do të zgjasë deri më 30 shtator, deri kur do të mund të regjistrohet online edhe diaspora. Në diasporë deri më tani ka rreth 191.000 persona të regjistruar. Regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë pothuajse 20 vjet më parë, ndërsa në vitin 2011 tentativa për regjistrimi dështoi pa nisur ende.. Qytetarët që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga sot do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni apostoll simovski shtyhet regjistrimi i popullsise ne maqedoni apostoll simovski shtyhet regjistrimi i popullsise ne maqedoni

Sondazh

Poll