Bota

‘Policia nuk dëshiron vaksina, policia është e zemëruar’, protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm në Paris vijojn

5 Shtator 2021, 06:36 Nga DOSJA
‘Policia nuk dëshiron vaksina, policia është e

FRANCË-Disa mijëra demonstrues nisën sërish protestat në Paris të udhëhequra nga kreu i partisë nacionaliste franceze “Patriotët”, Florian Philippot.

Protestat vijojnë për të shtunën e tetë rradhazi kundër masave shtrënguese anti-Covid të vendosura nga qeveria franceze.

Pamjet e publikuara tregojnë mijëra njerëz me pankarta në duar dhe me thirrje kundër këtyre masave, sidomos vaksinimit të detyrueshëm. Në të merrnin pjesë sindikata të ndryshme të punonjësve në vend , përfshirë edhe atë të policisë. Në një banderolë shkruhej: “Policia nuk dëshiron vaksina, policia është e zemëruar.”

Francezët tashmë duhet të paraqesin një dokument vaksinimi kur hyjnë në restorante, bare, palestra ose muzeume për të vërtetuar se ata ose janë vaksinuar ose janë testuar kohët e fundit dhe kanë rezultuar negativë për Covid-19, ose janë shëruar nga sëmundja në gjashtë muajt e fundit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota koronavirusi ne france masat shtrenguese anti-covid koronavirusi ne france masat shtrenguese anti-covid

Sondazh

Poll