Bota

Vrasja e Carolinës ZBARDHET brenda javës! Avokati i Babis: Jemi duke pritur bisedat telefonike, kamerat e sigurisë dhe llogar

5 Shtator 2021, 06:33 Nga DOSJA
Vrasja e Carolinës ZBARDHET brenda javës! Avokati i Babis: Jemi duke

GREQI-Vrasjen brutale e Caroline nga burri i saj, Babis Anagnostopoulos, në shtëpinë e tyre në Glyka Nera është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Tashmë avokati i autorit, ka dhënë disa detaje më shumë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Për ‘SKAI’ avokati , Alexandros Papaioannidis është shprehur se brenda javës do të kemi rezultatet nga kamerat, biseda telefonike por dhe informacione për llogari sekrete bankare, ku sipas tij do të sqarohen edhe motivet e krimit të rëndë që tronditi të gjithë Greqinë.

“Është një javë gjatë së cilës çështja po evoluon në nivelin e marrjes në pyetje. Ne jemi duke pritur raporte për çështje bankare të fshehta, biseda telefonike dhe kamerën, që do të konfirmojnë pretendimet e veprimit të rrëfyer të klientit tim në lidhje me motivimin e ngjarjes” -tha ai.

I pyetur për motivet e autorit të krimit, Papaioannidis vuri në dukje se “ishte një krim, të cilin ngjarjet e asaj nate fatale e shkaktuan atë”.

Ndërkohë çështja e kujdestarisë së vajzës së vogël, Lydia-s do të shqyrtohet më 7 tetor.

Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. Deri më tani, pista që qëndron ende është se piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Piloti e ka pranuar krimin duke u shprehur se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri në çift, por kurrë nuk ka folur për një bashkëpunëtor. Mesa duket ka pasur një të tillë, pasi Policia ka konfirmuar se zëri që bënte kërcënimet nuk ishte i Babis.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos babis anagnostopoulos

Sondazh

Poll