Art&Argëtim

FOTO/ Shqipëria e 10 viteve të fundit të komunizmit në syrin e fotografit të njohur francez

5 Qershor 2019, 18:21 Nga DOSJA
FOTO/ Shqipëria e 10 viteve të fundit të komunizmit në syrin

FIER-Në Galerinë e Artit të qytetit do të çelet ekspozita me fotografitë e rralla nga Shqipëria e viteve 1981- 1991. Fotografitë e famshme të shkrepura nga fotografi francez, Michel Setboun.

Ekspozita ‘Fundi dhe Fillimi’, paraqet jetën e vendit tonë në ato vite, copëza të historisë së popullit shqiptar në një dekadë dramatike.

Përmes 60 fotove emblematike dhe të fuqishme ekspozita ofron një itenerar dramatik që tregon jetën e shoqërisë shqiptare gjatë periudhës së varferisë ekonomike, shtypjen politike e shoqërore të shqiptarëve përgjatë viteve ’80, kalvarin e gjatë të vuajtjeve deri ne eksodin e madh, zgjedhjet pluraliste tw vitit 1991 dhe përballjen e popullit shqiptar me rendin kapitalist. Dekada që shënon rënien e sistemit komunist dhe lindjen e rendit kapitalist.

Drejtori i Galerisë së Arteve, Pandeli Lena si dhe kuratori i ekspozitës, Genti Gjikola e kanë vlerësuar ekspozitën jo vetëm nga ana artistike, por edhe si një vlerë historike që u shërben brezave. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për gati 3 javë.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture galeria e arteve fier michel setboun shqiperia e viteve 1981- 1991 galeria e arteve fier michel setboun shqiperia e viteve 1981- 1991

Sondazh

Poll