Art&Argëtim

Top Channel pushon nga puna Kelvi Kadillin, moderatori drejt një tjetër televizioni

5 Qershor 2019, 15:35 Nga DOSJA
Top Channel pushon nga puna Kelvi Kadillin, moderatori drejt një

“Pop Culture” prej vitesh i besoi moderimin Kelvi Kadillit dhe Dojna Memës. Bazuar në linjën e emisionit, të dy moderatorët, Kelvi bashkë me Dojnën kishin në dispozicion ditën e shtunë një hapësirë kohore më të gjatë se zakonisht për të intervistuar të ftuar specialë.

Pas suksesit të edicionit që lamë pas, ‘Pop Culture’ ka bërë disa ndryshime.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kelvi Kadilli hoqi përgjithmonë dorë nga ‘Pop Culture’, madje Top Channel e ka pushuar nga puna moderatorin.

Shkak mendohet të jetë bërë një intervistë që ka dhënë moderatori, ku ka pranuar se do të largohej nga ‘Pop Culture’ por nuk dha asnjë detaj më tepër, megjithëse gjërat nuk paskan shkuar ashtu.

Ky veprim ka penalizuar Kelvin, i cili do të nis sezonin e ri në ekranin e ‘Ora Neës’.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kelvi ikadilli pop culture top channel kelvi ikadilli pop culture top channel

Sondazh

Poll