Art&Argëtim

Konsumi i sheqerit një problem për shoqërinë, ekspertët: Ka ardhur koha të trajtohet si pirja e duhanit

5 Qershor 2019, 11:30 Nga DOSJA
Konsumi i sheqerit një problem për shoqërinë,

Gjatë dekadës së fundit, pirja e duhanit është shndërruar në një temë diskutimi, pas të cilës janë bërë disa ndryshime rrënjësore për të dekurajuar njerëzit që të heqin dorë nga pirja e duhanit. E njëjta gjë po ndodh edhe me sheqerin dhe ëmbëlsirat.

Pijet me sheqer janë dhe një instituti udhëheqës ka sugjeruar edhe se ëmbëlsirat, ushqimet dhe pijet e ëmbla duhet të përfundojnë në ambalazhim të thjeshtë për t’i bërë ato më pak tërheqës, duke pasur parasysh konsumin e tepërt të ëmblsirave.

Kjo thirrje është bërë nga Instituti për Hulumtime të Politikave Publike (IPPR) në një raport të ri. Drejtori i IPPR Tom Kibasi beson se mund të bëjë një ndryshim.

“Paketimi i thjeshtë do të na ndihmonte të gjithëve për të bërë zgjedhje më të mira dhe për të reduktuar konsumin e tepërt të ëmbëlsirave.”-tha ai.

Të njëjtat argumente u parashtruan edhe nga industria e duhanit, për të punuar një paketim të thjeshtë, në ngjyrë të gjelbër me mbishkrime për kujdesin ndaj shëndetit.

Ky ndryshim nevojitet nëse duhet të arrihet ambicia për të përgjysmuar normën e obezitetit të fëmijës deri në vitin 2030.

Ky ndryshim do të duhet kohë të ndodh ndoshta 10 vite, por rezultati do të ndryshojë shumë gjëra.

Burimi: BBC

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete konsumi i sheqerit pirja e duhanit konsumi i sheqerit pirja e duhanit

Sondazh

Poll