Art&Argëtim

“Padrejtësi, nuk i dhatë lekët”, komentuesit ‘kryqëzojnë’ Turjanin dhe Orindën: Nuk ishte faji askujt

5 Qershor 2019, 07:18 Nga DOSJA
“Padrejtësi, nuk i dhatë lekët”, komentuesit

TIRANË– Prej disa kohësh, Orinda Huta dhe Turjan Hysko drejtojnë një emision së bashku, ku njerëzit luajnë dhe fitojnë shuma të mëdha parash. “Porta e fatit” bashkoi çiftin e famshëm për të qenë bashkëprezantues. Por, në puntatën e kaluar ndodhi një situatë tepër e sikletshme për të cilën Orinda është ‘masakruar’ në komente nga ndjekësit e saj.

Për shkak të disa gabimeve teknike, njëri nga lojtarët, edhe pse fitoi nuk ju dhanë paratë e merituara.

“Padrejtësi i bëtë ishte ai s’e po të isha unë do i merrja. Nuk me duhet s’e ngatërrohen çelsat. Por, si gjithmonë kush e gjeti të drejtën në këtë vend që ta gjejë ai i gjori”,- shkruan njëra nga komentueset në postimin e Orinda Hutës në Instagram.

Orinda Huta sigurisht që i është përgjigjur këtij komenti duke dhënë sqarime për situatën konkrete: “Është e parashikuar në rregullat e lojës zonjë. Në rast problemesh të tilla, loja përsëritet. Ndryshe nuk kishte pse të ishin përfaqësues të AMLF apo Lotarisë. Ti po thua që t’i hiqej e drejta 3 të tjerëve? Megjithatë po ju them që Lotaria Kombëtare dhe Tv Klan janë treguar bujarë me të. Për më tepër na ndiqni të dielën”.

“Bukur bukur, por lekët nuk ja dhatë atij tek Porta e Fatit atë nat. Nuk ishte faji i tij që ishin dy çelsa të njënjtë,”– shkruan një tjetër në profilin e Orindës.

Përsëri, e sikletosur Orinda është munduar të shpjegojë situatën: “Nuk ishin dy çelsa të njëjtë. Ishte një dryn i prishur, i cili u hapte nga 3 çelsa herën e parë dhe kur u riprovua nuk e hapte më asnjeri. Janë gabime teknike që nëse ndodhin janë parashkruar në kontratë, që loja përsëritet. Megjithatë Lotaria Kombëtare dhe TV Klan është treguar shumë bujare. Gjithsesi dhe me këtë gjë do të njiheni të dielën e ardhshme. (Edhe pse nuk është faji askujt sepse ishte provuar më parë. )

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz moderatore orinda huta turjan hysko moderatore orinda huta turjan hysko

Sondazh

Poll