Art&Argëtim

“Ke bërë reklamë të keqe”, pasi u pengua në skenë Dojnës i vijnë këto komente, por i ‘mbyll’ gojën

5 Qershor 2019, 08:32 Nga DOSJA
“Ke bërë reklamë të keqe”, pasi u pengua në

TIRANË– Dojna Mema ka qenë pjesë e sfilatës në eventin e koleksionit të ri, të “Geraldina Sposa”, ku ka parakaluar në pasarelë me një fustan të fryrë, stil princeshe, duke përcjellë ëmbëlsi, siç ajo di të dhurojë.

Por, për pak është rrëzuar dhe e ka ndarë vetë videon e këtij momenti ku është munduar ta kalojë me shumë spontanitet këtë moment.

“Do ta ribëja 100 herë këtë pasarelë vetëm për të riparë reagimin tim kur ngre fustanin stil Kamionisti miksuar me pak Adriana Lima,”- shkruan Dojna në profilin e saj në Instagram.

 

 

Do ta ribëja 100 herë këtë pasarelë vetëm për të riparë reagimin tim kur ngre fustanin stil Kamionisti miksuar me pak Adriana Lima ? @geraldina_sposa faleminderit për emocionet dhe @eraldorexho që e ke fiksuar këtë moment ?❤️ #perfectionisboring #judua

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on


Por, një komentuese nuk e ka mirëpritur aspak këtë moment dhe është shprehur se është një reklamë e keqe për fustanet e nusërisë.

Bukur por jo dhe aq. Me këtë bën reklamë të keqe. Tregon që fustanet nuk janë të rehatshme për ditën e dasmës. E pashë dhe tek një vajzë tjetër këtë skenë me ngritjen e fustanit”,- shkruan ndjekësja në postimin e moderatores.

Dojna Mema ka pasur përgjigjen tipike për këtë koment: “Në fakt tregon se nuk jam Modele dhe nuset reale nuk ecin në pasarelë”.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dojna mema fustan nusërie moderatore dojna mema fustan nusërie moderatore

Sondazh

Poll