Bota

Doza e 3-të e vaksinës/ Fauci: Duhet të merret 8 muaj nga doza e dytë, trupi duhet ta përballojë mirë infeksionin

3 Shtator 2021, 08:25 Nga DOSJA
Doza e 3-të e vaksinës/ Fauci: Duhet të merret 8 muaj nga doza e

SHBA– Doza e tretë e vaksinës është një plan që po futet në disa shtete të botës. Në një konferencë shtypi të dhënë së fundi imunologu i njohur amerikan Anthony Fauci u shpreh se shumë shpejt ka të ngjarë që amerikanët që do të quhen ”plotësisht të vaksinuar” do të jenë ata që kanë marrë tre doza.

Fauci iu referua asaj që po ndodh në Izrael, ku pavarësisht se shumë njerëz kanë marrë dy dozat e vaksinës, infektimet janë rritur ndjeshëm, përfshirë edhe rastet e rënda.

Sipas Fauci, doza e tretë e vaksinës rekomandohet të merret 8 muaj nga doza e dytë, në mënyrë që trupi të ketë ende gjurmë që përballojnë në kalimin lehtë të infeksionit.

“Nga përvoja ime si imunolog, nuk do të isha aspak i befasuar nëse regjimi adekuat dhe i plotë për vaksinimin ka të ngjarë të jetë tre doza” , tha Fauci.

Joe Biden e ka mbështetur këtë ide mirëpo ka pasur shumë polemika në shtete të ndryshme të botës që kanë kundërshtuar këtë  vendim, duke e quajtur të nxituar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota anthony fauci doza e trete e vaksines anthony fauci doza e trete e vaksines

Sondazh

Poll

Bota 3 Shtator 2021, 07:39

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell e quajti përvojën e Afganistanit një “katalizator”, një nga ato ngjarje historike, që ndryshojnë politik...