Bota

I frymëzuar nga ISIS! Ky është autori i sulmit me armë në Zelandën e Re, plagosi me thikë 6 persona në supermarket

3 Shtator 2021, 08:12 Nga DOSJA
I frymëzuar nga ISIS! Ky është autori i sulmit me armë

ZELANDË E RE- Fotoja e autorit të sulmit me armë zjarri në Zelandën e Re është bërë publike për mediat. Një “ekstremist i dhunshëm”, i cili ishte i frymëzuar nga ISIS-i, përshkruhet autori i ngjarjes i cili u qëllua për vdekje nga policia e Oklandit. I riu plagosi me thikë 6 persona në një supermarket.

Sipas autoriteteve, 3 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të marra në qafë dhe gjoks.

32-vjeçar nga Sri Lanka, i identifikuar vetëm si “S” konsiderohet si një nga ekstremistët më të rrezikshëm të Zelandës së Re që nga viti 2016. Hetimi është ende në vijim për ngjarjen e rëndë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulm me arme ne zelanden e re zelande e re sulm me arme ne zelanden e re zelande e re

Sondazh

Poll

Bota 3 Shtator 2021, 07:39

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell e quajti përvojën e Afganistanit një “katalizator”, një nga ato ngjarje historike, që ndryshojnë politik...