Bota

Zyrtari i lartë amerikan: Do të hakmerremi ndaj ISIS-K!

3 Shtator 2021, 07:57 Nga DOSJA
Zyrtari i lartë amerikan: Do të hakmerremi ndaj ISIS-K!

SHBA– Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin është anëtari i parë i Kabinetit që ka pranuar të marrë pyetje nga gazetarët që nga përfundimi i luftës në Afganistan. Ai doli në një konference të përbashkët për shtyp të mërkurën në Pentagon me një gjeneral të lartë amerikan, Mark Milley.

Ky i fundit, i pyetur nga gazetarët nëse ekzistojnë mundësitë e bashkërendimit të veprimeve me talebanët kundër ISIS-K, gjenerali Miley nuk e përjashtoi këtë mundësi.

Është e mundur, por nuk dua që të bëj asnjë parashikim,”- tha ai.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se Shtetet e Bashkuara do të gjëjnë një kohë të përshtatshme për t’u hakmarrë ndaj degës së Shtetit Islamik në Afganistan. Në ditët e fundit të tërheqjes të forcave amerikane, grupi terrorist organizoi një sulm të përgjakshëm në një nga portat hyrëse të aeroportit të Kabulit, duke vrarë 13 ushtarë amerikanë si dhe të paktën 170 civilë afganë.

Marrë nga AA

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afganistan isis k lloyd austin mark milley afganistan isis k lloyd austin mark milley

Sondazh

Poll

Bota 3 Shtator 2021, 07:39

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell e quajti përvojën e Afganistanit një “katalizator”, një nga ato ngjarje historike, që ndryshojnë politik...