Bota

‘Skena hot’ në edicionin e lajmeve në Serbi, infermierja nuk i sheh kamerat dhe fillon e zhvishet

2 Shtator 2021, 13:30 Nga DOSJA
‘Skena hot’ në edicionin e lajmeve në Serbi, infermierja

SERBI– Duhet të ishte një lajm serioz për ndërgjegjësimin e njerëzve për tu vaksinuar por për një detaj është kthyer në një video virale në rrjetet sociale.

Një kronikë e e lajmeve të mëngjesit në televizionin publik serb, ka fituar vëmendjen e miliona njerëzve, duke u bërë hit në rrjetet sociale.

Teksa një mjeke po fliste për efektet pozitive të vaksinës anti-COVID, pas shpinës së saj një infermiere duket se nuk e kishte vërejtur kamerën dhe kolegen e saj që po jepte intervistë. Ajo fillon të zhvishet, duke u bërë gati që të merrte vaksinën anti-COVID, duke ia marrë tërë vëmendjen ekipit të televizionit që duket e kishte vënë në fokus.

Pas pamjeve të transmetuara live menjëherë komentuesit nuk nguruan të tallen me videon duke thënë: Ky do të jetë edicioni më i shikuar i lajmeve në televizionin RTS!

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne serbi zhvishet infermierja ne serbi koronavirusi ne serbi zhvishet infermierja ne serbi

Sondazh

Poll