Bota

‘Ka bërtitur dhe ka vjellë para se të humbte ndjenjat’, zbulohet një pjesë e dëshmisë së Albër Sejdiut pas

2 Shtator 2021, 13:18 Nga DOSJA
‘Ka bërtitur dhe ka vjellë para se të humbte

KOSOVË– Kanë dalë dëshmi tronditëse mbi vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, Marigona Osmani ku Arbër Sjediu, bashkëpunëtor i Dardan Krivaqës në krim ka treguar momentet e saj të fundit.

Sipas dëshmisë së Sejdiut, e siguruar nga avokati i familjes Osmani, Marigona ka bërtitur dhe ka vjellë para se të humbte ndjenjat. Avokati i familjes së 18-vjeçares, Gazmend Rexhepi, tha se e ka parë deklaratën e Arbër Sejdiut dhe i njëjti ka pohuar se vajzën e kanë çuar në spital pasi kur kanë hyrë në dhomë e kanë vërejtuar se ka pasur shumë të vjellura.

Deklaratën e kam pa dje, ai ka thënë se vajza është rreh në mënyrë sistematike pothuajse gati çdo ditë…Deklarimi i tij është që dy ditët e fundit Marigona ka përjetuar dhunë fizike. Arbri ka qenë në dhomën tjetër ku ka nejt Marigona, dmth partneri i saj Dardan Krivaqa, dy ditët e fundit standard i ka shkaktu dhunë fizike dhe psikike. Ka pas shumë piskama, qysh e ka citu ai, nga ana e Marigonës dhe dhunë fizike. Thotë kur kemi hy në dhomë ka pas vjellje dhe në atë moment e kemi marrë e kemi çu në spital”,- tha Rexhepi për Gazetën Express.

Avokati Gazmend Rexhepi dhe familja nuk e kanë e kanë marrë akoma raportin e autopsisë, pasi Prokuroria Themelore e Ferizajt u ka thënë se ende nuk e posedojnë atë. Ai tha se janë në pritje të raportit të autopsisë, ndërsa çertifikata e vdekjes i është dorëzuar familjes.

Autopsia nuk është dorëzuar akoma, çertifikatën e vdekjes ia kanë dhënë familjes do të thotë që është konstatuar vdekja e saj. Dje kam qenë në prokurori, e kam dorëzu autorizimin, prokuroria ka thënë se akoma nuk e kanë marrë raportin e autopsisë. Vetëm konstatimi që ka dal në publik nga Ministria e Drejtëisë, që është thënë për politraumë dhe thyerje. Prokuroria është në fazën e hetimeve na kanë thënë dhe na kanë premtu që për çdo shkresë do të njoftohet avokati dhe familja”, përfundoi ai.

Marigona Osmani dyshohet se vdiq pasi i përjetoi dy ditë keqtrajtim mizor, rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa në paraburgim po qëndrojnë ish-partneri i saj Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu. Të dy emra të njohur për organet e rendit. Prokuroria Themelore e Ferizajt bëri me dije se Krivaqa ishte recidivist i veprave të ndryshme penale.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arber sejdiu dardan krivaqa gazmend rexhepi marigona osmani arber sejdiu dardan krivaqa gazmend rexhepi marigona osmani

Sondazh

Poll