Bota

I “ktheu” shpinën kurorës, Princesha e Japonisë do të martohet me një njeri të zakonshëm

2 Shtator 2021, 13:16 Nga DOSJA
I “ktheu” shpinën kurorës, Princesha e Japonisë do

TOKYO – Princesha Mako, mbesa e perandorit japonez Naruhito dhe i dashuri i saj Kei Komuro do të martohen në fund të këtij viti dhe do të largohen drejt ShBA për të nisur një jetë të re së bashku sipas gazetës japoneze The Mainichi. 

Ata kanë marrë vendimin e padëgjuar për të mos mbajtur asnjë ritual martese dhe Princesha ka refuzuar gjithashtu edhe shumën prej 150 milion jen (1.36 milion dollarë) që anëtaret femra marrin kur largohen nga familja perandorake. Ritet përfshijnë një ceremoni zyrtare fejese e quajtur “Nosai no Gi”, në të cilën familjet e të fejuarve shkëmbejnë dhurata dhe një ceremoni “Choken no Gi” për t’u takuar zyrtarisht me perandorin dhe perandoren para martesës.

Princesha ka marrë parasysh dhe humbjen e statusit perandorak tani që ka zgjedhur të martohet me një njeri të zakonshëm. Martesa e Princeshës dhe Komuro, të dy 29 vjeç, është shtyrë për më shumë se dy vjet për shkak të mosmarrëveshjes prejt 4 milionë jen që ish fejuari i nënës së Komuro pretendon se ja ka borxh nëna e tij dhe ketu përfshihen para të shpenzuara për edukimin e tij.

Komuro, i cili më parë punonte në një firmë juridike në Tokio si paralegal, filloi studimet në shkollën juridike të Nju Jorkut në gusht 2018 pasi martesa e tij e planifikuar me princeshën u vonua papritmas pas raportimeve të mosmarrëveshjes financiare.

Kjo ka bërë që opinioni i publikut për martesën të ndryshojë dhe të mos jetë aq pozitiv. Në prill, Komuro lëshoi ​​një deklaratë duke kërkuar të korrigjojë atë që ai e quajti keqkuptim në publik për gjendjen financiare të nënës së tij dhe tha se dëshira e tij për t’u martuar me princeshën nuk ka ndryshuar.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota princesha e japonise martohet me te zakonshem princesha heq dore nga froni princesha e japonise martohet me te zakonshem princesha heq dore nga froni

Sondazh

Poll