Aktualitet

Vrasja e Xhuljano Bullarit, nëna e autorit: Nëse e ka kryer krimin e vras me duart e mia!

2 Shtator 2021, 11:01 Nga DOSJA
Vrasja e Xhuljano Bullarit, nëna e autorit: Nëse e ka kryer krimin e

TIRANË– Nëna e Bledar Selmanajt, i cili është në burg nën akuzën se ka vrarë Xhuljano Bullarin. Ajo është shprehur se nëse ai e ka kryer këtë krim do e vrasë me duart e saj. Më tej, nëna e tij tha se ka vite që nuk fliste me të birin e se kur i erdhi në shtëpi pasi doli nga burgu i kërkoi vetëm një telefon.

‘Djali ka qënë prej vitesh me ilace. Nëse ai e ka kryer këtë krim unë e vras me duart e mia. Përherë më ka sjellë probleme, kishte dalë nga burgu në 5 gusht. Pasi doli nga burgu erdhi në shtëpi dhe më kërkoi telefon. Pashë policinë që nxori nga dheu një armë, e gjetën në oborr. Unë nuk kisha shumë komunik me të

Vrasja ndodhi disa ditë më parë në Babicë të Vlorës, ndërsa Selmanaj rezulton i dënuar për një sërë vjedhjesh në qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Fier e Vlorë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e arrestimit, 39-vjeçarit Selmanaj iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me 10 fishekë, 1 aparat celular dhe një shumë parash. Dyshohet se Bledar Selmanaj e qëlloi Bullarin me tre plumba, njëri prej të cilëve i preku kokën dhe rezultoi ai më fatali. Arsyeja se përse Selmanaj qëlloi me shokun e burgut kishte të bënte për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar selmanaj xhuljano bullari bledar selmanaj xhuljano bullari

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2021, 06:59

DURRES –Policia e Durrësit ka arrestuar sot 5 persona për vepra të ndryshme ndërsa ka shpallur në kërkim 2 të tjerë. Shumica janë arrestuar pasi janë kapur me d...