Bota

Helmoi dy partnerët sepse donin të ndaheshin nga ajo, Vejusha e Zezë lihet në burg

2 Shtator 2021, 12:17 Nga DOSJA
Helmoi dy partnerët sepse donin të ndaheshin nga ajo, Vejusha e

BRAZIL – Wane Brenda Oliveira, nga Itabuna, në Brazilin verilindor, është shpallur fajtore për helmimin e dy partnerëve të saj.

34 vjeçarja njihet në Brazil si “Vejusha e zezë”. Ajo qëllimisht ka helmuar të dashurin e saj të parë Edvaldo Araujo Alves në prill të 2017, por 40 vjeçari është deklaruar i vdekur fillimisht si pasojë e një ataku kardiak.

 

 

8 muaj më pas ajo ka bërë të njëjtën gjë më të dashurin e saj të dytë Evandro Bonfim de Souza, dhe në të dyja rastet ka përdorur helm miu, një insekticid i ndaluar për shitje në vende si Gjermani apo Brazil por që lejohet në Brazil.

Olivera i ka helmuar partnerët e saj kur ata i kanë thënë se do ndahen nga ajo. Nivelet e larta të Aldicarb shkaktojnë probleme të rënda respiratore që cojnë drejt vdekjes dhe ky ka qenë edhe rasti i dy brazilianëve. 

Olivera është dënuar me 21 vite burg për vrasjen e parë dhe pritet dënimi për vrasjen e dytë edhe pse ajo i ka mohuar akuzat.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota helmoi dy te dashurit perdori helm miu helmoi dy te dashurit perdori helm miu

Sondazh

Poll