Bota

ME VIDEO: Tërheqja e ushtrisë nga Afganistani, George W Bush mbron vendimin e tij pas “11 shtatorit”: Se bëra nga

2 Shtator 2021, 07:14 Nga DOSJA
ME VIDEO: Tërheqja e ushtrisë nga Afganistani, George W Bush mbron

SHBA- Presidenti George W Bush ka kujtuar se si menaxhoi një nga ngjarjet më të rënda me të cilën është përballur ndonjëherë populli amerikan: 11 shtatorin, i ashtuquajtur 7/11! Duke folur për një dokumentar të titulluar “9/11: Brenda dhomës së luftës së Presidentit” që u transmetua në Britani në BBC.

“Kam marrë vendime të mëdha. Përfshirë edhe vendimin që mund të fuste Amerikën në lutë. Ato vendime nuk u bënë me inat. Por me një qëllim në mendje. Të mbroja amerikanët. Mendoj se kam bërë punë të mirë. Jam rehat me vendimet që kam marrë,“-tha Bush gjatë intervistës.

Ish -presidenti mbrojti vendimin e tij për të dërguar trupa në Afganistan pas 11 Shtatorit, duke thënë se nuk ishte bërë nga zemërimi, por për të mbrojtur amerikanët. I pyetur nëse ai beson se veprimet e tij pas 11 Shtatorit e bënë botën një vend më të sigurt, Bush tha: E dini? Nuk ka pasur sulme të tjera ndaj Amerikës. Historianët do të vendosin nëse kam patur të drejtë.

Në momentin e sulmit të 11 shtatorit, presidenti dhe anëtarët e lartë të administratës ishin në Shkollën Fillore Emma E. Booker në Florida për të promovuar një program të ri arsimor. Karl Rove, këshilltar i lartë i presidentit në atë kohë, tha se ndihmësi i tij e thirri dhe i kërkoi që t’i tregonte presidentit për sulmin.

“Më tha: ‘Merr më shumë detaje'”,-tregon Rove. Ngjarjet e 11 shtatorit 2001 do të vazhdonin të bëheshin një nga momentet përcaktuese të shekullit 21, efektet e të cilit po ndihen edhe sot, duke nisur edhe luftën në Afganistan. Nga kjo e fundit, Amerika vendosi që të tërheqë trupat pas 20 vitesh, duke e lënë vendin në pushtetin e talebanëve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 11 shtatori george bush 11 shtatori george bush

Sondazh

Poll

Bota 2 Shtator 2021, 06:30

GREQI– Mad Clip, reperi grek i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me makinë ka qënë bashkëpunëtor me këngëtaren shqiptare Eleni Fourera.Tre muaj më pa...