Bota

Shpejtësia i “hëngri kokën”! Kush është reperi grek që pagoi shtrenjtë për pasionet, qasja ndaj vdekjes: Unë jam bu

2 Shtator 2021, 06:45 Nga DOSJA
Shpejtësia i “hëngri kokën”! Kush është

GREQI– Reperi i njohur grek Mad Clip ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur gjatë mbrëmjes. Mediat greke i kanë dedikuar një artikull ku edhe tregojnë detaje nga jeta e djalit që u kthye nga Amerika për të ndjekur ëndërrën e tij në vendin e origjinës. Por në sy bie dashuria e tij për shpejtësinë, e cila dhe i mori jetën. 

“Unë jam një budalla, më pëlqen shpejtësia… E drejtë apo e gabuar, kushdo që më gjykon, le të më gjykojë,”-tha ai. Ky pasion i pakontrollueshëm për shpejtësinë, rezultoi fatal për të pasi i mori jetën në moshën 34-vjeçare.

Ai lindi në një lagje të varfër jashtë Nju Jorkut ku jetoi vitet e tij të adoleshencës para se të vendosej përgjithmonë në Greqi, në vitin 2016. Kënga dhe veçanërisht “trap music”, ishin pasaporta e tij për të jetuar siç e kishte ëndërruar. 

“Me muzikën bëhesh i pavdekshëm. Edhe artistët që kanë ndërruar jetë, ju i dëgjoni dhe duket sikur ata rikthehen në jetë. Nuk ka kuptim të jetosh, të vdesësh dhe të mbahesh mend nga askush. Unë nuk e kam filluar muzikën për para. Doja të lë një trashëgimi, një histori, një gjurmë. Le të më dëgjojë ndonjëherë dikush dhe të thotë se Mad Clip ishte një djalë që bëri diçka,”-kishte rrëfyer ai në një intervistë. Atëherë natyrisht ai nuk mund ta imagjinonte që do të përballej me vdekjen kaq shpejt. 

Mad Clip u kthye në kryefjalë për mediat gjithashtu në shkurt, pasi ishte ndjekur nga patrulla e Policisë për shkak të shpejtësisë së lartë. Ai kishte zgjedhur të ndiqte çmendurinë e tij, të jetonte në rrezik, të tërhiqej nga pasionet e tij, të provokonte fatin… Fatkeqësisht, e pagoi shtrenjtë!

Përkthyer nga Protothema

Lajmi kryesor/ Kishte pasion shpejtësinë! ‘Porsche’ iu bë copash, vdes reperi i njohur grek, po kthehej nga dasma, trupi i mbeti i bllokuar brenda mjetit

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni mad clip vdes mad clip mad clip vdes mad clip

Sondazh

Poll

Bota 2 Shtator 2021, 06:30

GREQI– Mad Clip, reperi grek i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me makinë ka qënë bashkëpunëtor me këngëtaren shqiptare Eleni Fourera.Tre muaj më pa...