Bota

Kishte pasion shpejtësinë! ‘Porsche’ iu bë copash, vdes reperi i njohur grek, po kthehej nga dasma, trupi i mbeti i bllok

2 Shtator 2021, 05:52 Nga DOSJA
Kishte pasion shpejtësinë! ‘Porsche’ iu bë copash,

GREQI– Aksidenti fatal me makinë i ka marrë jetën reperit të njohur në Greqi, Mad Clip. I riu ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti automobilistik në Vouliagmeni, Atikë.

34-vjeçari u përplasur teksa po udhëtonte me mjetin e tij ‘Porsche’. Më e rëndë është fakti që 12 forcat zjarrfikëse u përpoqën me orë të tëra për të nxjerrë trupin nga automjeti pasi ishte bllokuar brenda saj. Reperi i cili njihej si i apasionuar pas shpejtësisë, po kthehej nga dasma e shokut të tij.

Aksidenti tragjik ndodhi në orën 02:30 të mëngjesit të sotëm. Të dhënat e para tregojnë se ndërsa automjeti lëvizte mq 150 km/h në korsinë e djathtë, duke kaluar semaforin e gjelbër në kryqëzimin me rrugën që të çon në Qafën e Vouliagmeni, shoferi fillon të humbasë kontrollin, rrëshqeti dhe doli 100 metra më poshtë duke u përplasur me një kolonë.

Mediat greke i kanë dedikuar një artikull ku edhe tregojnë detaje nga jeta e djalit që u kthye nga Amerika për të ndjekur ëndrrën e tij në vendin e origjinës. Por në sy bie dashuria e tij për shpejtësinë, e cila dhe i mori jetën. “Unë jam një budalla, më pëlqen shpejtësia… E drejtë apo e gabuar, kushdo që më gjykon, le të më gjykojë,”-tha ai. Ky pasion i pakontrollueshëm për shpejtësinë, rezultoi fatal për të pasi i mori jetën në moshën 34-vjeçare.

Publikohet video e reperit grek, Mad Clip i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Atikë.Mediat greke zbulojnë se mbrëmjen e djeshme ai ishte i ftuar në dasmën e mikut të tij, Giorgos Benioudakis, ku dhe ka kënduar me këngëtaren me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.Pak largimit nga dasma ai u aksidentua për vdekje në lagjen Vougliameni të Athinës.

‘Protothema’ shkruan se përplasja ishte tepër e fortë, pasi mjeti thuajse u shkatërrua plotësisht dhe grupit të hetimit iu desh kohë të zbulonte që viktima ishte reperi, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni mad clip mad clip

Sondazh

Poll