Aktualitet

U vëzhguan gjatë natës! Kontrolle në rrugët e Tiranës, pezullohen 8 leje drejtimi, arrestohen 3 drejtues mjetesh

2 Shtator 2021, 05:09 Nga DOSJA
U vëzhguan gjatë natës! Kontrolle në rrugët e

TIRANË– Kontrollet gjatë natës nga policia e shtetit në akset rrugore kanë vënë në pranga tre drejtues mjetesh. Ato u ndaluan pasi ishin duke i dhënë mjetit të tyre duke qënë nën ndikimin e alkoolit.

Policia ka pezulluar 8 leje drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 129 km/h deri në 157 km/h. Ndërsa janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, nga këta 2 në gjendje të dehur dhe 1 pa leje drejtimi. Po ashtu janë vendosur 33 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 19 masa administrative për drejtim mjeti nën ndikimin e alkollit, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Monitorim 24/7  dhe  për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara. Monitorim, edhe me  në të gjitha rrugët e Tiranës me dragera për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e  apo në gjendje të dehur.Si rezultat i monitorimit me radar në rrugën Tiranë – Durrës – Tiranë dhe Tiranë – Karrabë – Tiranë  rregjistroi shpejtësi nga 129 km/h deri në 157 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h, shpejtësi për , por kurrsesi për të udhëtuar i sigurt për veten dhe të tjerët në rrugë.Drageri  shënoi masë alkooli që varionte nga 0.25 mg/l deri në 1.25 mg/l alkool në frymëmarrjen e drejtuesve të automjeteve. Guxim i tepruar për ata që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit dhe papërgjshmëri për ata që e drejtojnë në gjendje të dehur, pasojat mund të jenë fatale  për jetën e të gjithëve përdoruesve të rrugës.Prej orës 17:00 deri në orën 23:00, janë pezulluar 8 leje drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 129 km/h deri në 157 km/h. Janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, nga këta 2 në gjendje të dehur dhe 1 pa leje drejtimi. Si dhe 11 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.34mg/l deri në 1.25 mg/l.Gjithashtu janë vendosur 33 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 19 masa administrative për drejtim mjeti nën ndikimin e alkollit, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit, bazuar në ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor.Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve:Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Policia Rrugore me radarë e dragera është dhe do të jetë prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave, por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle nga policia rrugore kontrolle nga policia rrugore

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2021, 16:33

Largohen nga Qytet Studenti afganët e strehuar

TIRANË– Aventura e emigrantëve afganë në Qytetin Stufenti zgjati shumë pak. Vetëm pesë ditë pasi ata erdhën nga Kabuli dhe u akomoduan në godinat e Q...